FOTO/ Janë ndarë? Dafina Zeqiri zbulon detaje të tjera rreth lidhjes me Kreshnikun

Rreth jetës private të artistes Dafina Zeqiri dhe partnerit të saj, Kreshniku së fundmi kanë qarkulluar spekulime për një ndarje të mundshme.

Kreshniku mungonte nga lista e ndjekësve të Dafinës në Instagram, një detaj që shpesh interpretuhet si një shenjë e ndarjes në botën e rrjeteve sociale. Çifti ka zgjedhur një mënyrë origjinale dhe të drejtpërdrejtë për të shuar këto zëra.

Dafina Zeqiri i është përgjigjur spekulimeve me humor dhe dashuri, duke ndarë një fotografi në të cilën shihen të dy të lumtur bashkë, me një mbishkrim që hedh poshtë çdo dyshim: “Tu e përpilu listën e dasmës”.

SHKARKO APP