FOTO/ Jashtë “protokollit politik”, Elisa Spiropali prezanton për herë të parë vajzën

Kandidatja e PS-së në rrethin e Korҫës dhe një prej zërave më aktivë femërorë të politikës shqiptare, Elisa Spiropali ka lënë pak mënjanë politikën dhe i është prezantuar publikut në profilin e nënës.

E ftuar këtë pasdite në programin “Rudina” Elisa tha se me zor kishte pranuar që në studio të vinte bashkë me të bijën. Që kur Nalta ka lindur, edhe në profilet sociale, fotot e saj janë të rralla, sepse mami Elisa gjithmonë ka dëshiruar ta mbajë larg vëmendjes mediatike, për këmbëngulja e moderatores së programit ishte ajo që e kishte bindur: “Naltën e kam sjellë vetëm për hatrin tënd, sepse nuk e ҫoj vajzën nëpër studio. Aja ka qejfin e saj, i pëlqen të luajë sipas mënyrës së saj, të jetë e lirë dhe pa kufizime”, – i thotë Elisa Rudinës.

nalta

Edhe pse është në kohë fushate Elisa mundohet t’i qëndroj pranë së bijës sa më shumë mundet. Vogëlushja është e rrethuar nga një ushtri njerëzish që kujdesen për të, nga të dyja familjet, kështu që edhe mungesën e së ëmës e ndien më pak: “Mamaja ime dhe mamaja e bashkëshortit lënë kokën për Naltën, sepse e kanë mbesën e parë, kështu që më kanë ndihmuar shumë me të”- shton Elisa.

Këtë mungesë në shtëpi, Elisa nuk e sheh aq problematike. Ajo mendon se fëmijët duhet të mësohen që të kenë prindër aktivë, të bëjnë punët që duan dhe të mos jenë gjatë gjithë kohës të ngjitur me fëmijët. E pyetur nëse anagzhimi politik e privon nga koha që duhet t’i kushtojë së bijës, Elisa tregon se “ҫdo punë kërkon sakrificë, por unë mendoj që fëmijët kanë nevojë që prindërit të jenë aktive. Është e provuar edhe shkencërisht, ata kanë duhe të pranojnë prindër që punojnë, që bëjnë jetën e tyre, punën që duan etj.” shkruan Class.

Duke u kthyer pak vite pas, kur sapo mësoi lajmin se do të bëhej nënë, Elisa tregon se deri në atë moment nuk i kishte parë e as kuptuar te vetja instinktet e mëmësisë: “Ishte një ndryshim rrënjësor, por e kam pritur me shumë lumturi, sepse deri në atë moment nuk i kisha edhe aq të zhvilluara instinktet mëmësore”, – rrëfen ajo duke qeshur.

Tani që Nalta i ka lënë 2 vjetët dhe ka filluar fjalët e para, për Elisën koha kur lindi e ishte aq e vogël i duket e pabesueshme. Por është e lumtur, sepse si ajo, edhe bashkëshorti, janë përpjekur që ta rritin pa kufizime dhe të lirë të shijojë gjithҫka që do. E pyetur nëse është gati për të menduar për një fëmijë të dytë, Elisa tregon se nuk i ka gjërat me plane: “Nuk planifikoj asgjë, por të shohim si do shkojnë punët.

Për momentin, e rëndësishme është që Nalta të rritet ashtu siҫ do vetë…” – thotë kandidatja e PS-së duke e përmbyllur se fëmijët janë magji dhe nëse të gjithë prindërit do t’i lënë ata të jetojnë në liri periudhën e tyre më të bukur, atëherë kjo do ishte gjithҫka për brezat që vijnë.

SHKARKO APP