FOTO/ Jennifer Aniston hap dyert e shtëpisë

Jennifer Aniston ka pasur gjithmonë një pasion për dizajnin e brendshëm dhe këtë e ka shfaqur në shtëpinë e saj, të cilën e kishte blerë në 2011-ën.

Ish ylli i serialit “Friends” ka treguar brendinë e shtëpisë së saj për revistën Architectural Digest, e cila është e mbushur me materiale organike dhe ngjyra të tokës.

“Bota e Vjetër takon Botën e Re” është shprehur Aniston për shtëpinë.

Për aktoren nuk janë vetëm orenditë që ndryshojnë ambientin e brendshëm, mirëpo edhe gjësendet artistike dhe mënyra se si janë të vendosura.

Aniston jeton këtu me bashkëshortin Justin Theroux.

Përmes fotografive më poshtë mund të bëni një turne të shtëpisë së Jennifer.

SHKARKO APP