FOTO Ju prezantojmë me mashkullin që i ka rrëmbyer zemrën ‘Kerimanit’ të “Fate të Kryqëzuara”!
Nursel Kose, aktorja e njohur për rolin e Kerimanit në serialin turk “Fate të kryqëzuara” është një prej karaktereve më të urryera për shkak të rolit që ka në serial. Po në jetën private, Keriman jeton prej vitesh një dashuri të lumtur.
47-vjeçarja ka plot 11 vjet që jeton një histori dashurie me violinistin me origjinë gjermane Ulrich Mertin. Por edhe pse në një lidhje të gjatë, vetëm dy vjet më parë (2015), në disa foto paparaci të çiftit, u zbuluan se Keriman dhe Mertin ishin të martuar.
Dhe kjo, sepse ishte hera e parë që aktorja u pa kapur prej dore dhe e quajti bashkëshort Mertin, pikërisht në ditën që ai do të prezantohej me motrën e saj. Lajmet për jetën private të saj janë të rralla, por ajo që dihet me siguri është se Mertin ia ka vjedhur zemrën aktores prej shumë vitesh dhe tani, edhe në rrjetet sociale dalin gjithmonë bashkë.
Sipas raporteve të së përditshmes Hürriyet, muzikanti simpatik Ulrich Mertin është zhvendosur prej shumë vitesh nga Gjermania në Turqi. Ai ka lindur ne Hoyersëerda/Sachsen, në Gjermani, ka studiuar violë dhe violinë në Ëürzburg dhe Berlin, dhe sot është një prej anëtarëve të Orkestrës Europiane.
Edhe pse ka punuar në mjaft vende të Europës, prej vitit 2008 Ulrich jeton mes “Orientit dhe Perëndimit”. Në Stamboll, ai ka gjetur platformën perfekte, dialog ndërkulturor dhe shumë projekte shkëmbimi me vendet e tjera evropiane, shkruan class. Ulrich është bashkëthemelues dhe bashkëdrejtues i Ansamblit Hezarfen, së bashku me kompozitorin gjerman, Michael Ellison.
Nga ana tjetër, edhe Keriman (Nursel Köse) (lindur në vitin 1970, në Malatya) është e lidhur me Gjermaninë. Ajo ka përfunduar studimet e larta për Arkitekturë në Gjermani. Por ndërsa vijonte studimet, punonte si komediane, shkrimtare dhe poete në radio dhe në teatër.
Shumë vajza dhe gra në Gjermani u bënë pjesë e një projekti social në teatër së bashku me Kose, në vitin 1992. Po ashtu, Kose ka qenë pjesë e shumë projekteve televizive në Turqi dhe Gjermani, por roli që i dha vëmendjen maksimale është ai në krah të aktorëve me emër në Turqi, Ebru Özkan, Erkan Petekkaya, Peace Falay dhe Mine Tugay, Kerimani te “Fate të kryqëzuara.”/noa/