FOTO/ Këngëtarja e njohur i jep lamtumirën Italisë
Duket se Gianna Nannini do të largohet përfundimisht nga vendlindja e saj, Italia.
Këngëtarja e njohur ka vendosur të lërë vendlindjen së bashku me partneren e saj Carla dhe vajzën Penelope.
Arsyeja e këtij vendimi të menjëhershëm është shija e hidhur që këngëtarja ka nga vendlindja e saj: “Po bëj gati bagazhet dhe do kërkoj një shtëpi me qira në Londër për të jetuar“, – tha këngëtarja për Vanity Fair. “Po transferohem me Carla-n dhe me Penelope. Nuk ka ligje në Itali që më garantojnë çfarë mund të ndodhte me Penelope nëse unë shkoj në qiell. Kështu, po shkoj në një vend, në Angli, ku respektohen të drejtat e mia njerëzore si nënë.”
Këngëtarja nga Toscana është gati të celebrojë marrëdhënien e saj me të dashurën, Carla, por edhe me synimin për t’u përkujdesur për vajzën e saj Penelope.