FOTO/ Këngëtarja e njohur shqiptare shfaqet me këmbë të nxira: Nuk është e lehtë
Këngëtarja, Beatrix Ramosaj i është rikthyer muzikës pas tre vitesh mungesë.
Së fundmi ajo pritet të lancojë në bashkëpunim me këngëtarin Eugen Bushpepa me titullin “Dancing with the evil” (Duke kërcyer me djallin).
Ndërkohë sot, Beatrix ka postuar në Instagram një foto gjatë xhirimeve të klipit ku duket e vrarë dhe me shenja në këmbë. Ramosaj ka treguar se nuk është e lehtë që të kërcesh me djallin, duke nënkuptuar se xhirimet nuk i kanë shkuar siç duhej dhe se është vrarë.
“Nuk është e lehtë të kërcesh me djallin… pasojat… prapaskena 1,2,3 aksion”, ka shkruar ajo në foto.
/abcnews.al