FOTO/ Koncerti më madhështor në Tiranë, Dua Lipa loton dhe premton rikthimin

Dua Lipa si qytetarja më e re shqiptare, si asnjëherë tjetër në sheshin “Skëndërbej”, mbrëmjen e së hënës bëri bashkë me mijëra qytetarë të cilët sfiduan temperaturat e ulëta, për të ndjekur spektaklin e yllit botëror. Ky është show 94-tër i Dua Lipën në kuadër të turit të saj botëror “Future Nostalgia”, që zgjodhi ta mbyllte pikërisht në atdheun e saj.

Dua ka falenderuar të gjithë shqiptarët dhe fansat e saj për suportin që i kanë dhënë. Po ashtu ajo ka uruar edhe 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë në nisje të koncertit që u mbajt në Tiranë.

“Faleminderit shumë, urime 110 vjetorit të pavarësisë. Faleminderit për suportin, për energjinë që po na jepni sot. Kjo është nata e fundit e turneut, këtu sot përfundojmë në Tiranë me ju. Faleminderit shumë që jeni këtu”, u shpreh Dua Lipa, e cila tha se do të rikthehet.

SHKARKO APP