FOTO/ Kureshtje rekord, por mbështetje modeste? Sara Gjordeni hap letrat
Sara Gjordeni ka zgjedhur të flasë me shifra dhe mesazhi është i drejtpërdrejtë. Në një seri “story”-sh në Instagram, ajo ka publikuar statistika që tregojnë kontrastin mes kureshtjes masive dhe mbështetjes reale.
Në një nga postimet, Sara shfaq një rreth me 61,102,902 shikime, ndërsa poshtë shkruan qartë: “Kurioziteti VS Suporti real”. Në të njëjtin vizual, evidentohet edhe numri i ndjekësve: 235 mijë.
Në një tjetër “story”, ku ajo shfaqet në një foto së bashku me Bardhin, shifrat flasin sërish: 5.7 milionë shikime, por vetëm 357 komente. Sërish, i njëjti mesazh shoqërues: “Kurioziteti VS Suporti real”.
Pa shtuar asnjë koment tjetër, Sara i lë ndjekësit të nxjerrin përfundimet vetë duke ngritur një pyetje që po qarkullon gjithnjë e më shpesh në rrjet: sa nga vëmendja online është vërtet mbështetje, dhe sa thjesht kureshtje kalimtare?
KOHA JONË SONDAZH



