FOTO/ Ledri Vula fillon punë si zyrtar i lartë…?!
Reperi Ledri Vula mund që të jetë njëri prej politikanëve të radhës në Kosovë. Tashmë nuk është asgjë sekret. Shumë nga reperët e skenës në Kosovë e kanë provuar politikën, disa janë ende në politikë siç është Memli Krasniqi dhe disa të tjerë e kanë lënë.
Ai që e ka lënë dhe i është kthyer muzikës me një përkushtim edhe më të madh është reperi Genc Prelvukaj. Por, në një foto të re, që Ledri ka postuar nëpër rrjetet sociale, duket se edhe ai ka dëshirë që t’i futet jetës politike dhe publike në vend.
“Zyrtar i lartë aty”, ka shkruar Ledri, ndërisa ka qenë i veshur me kostum serioze, ashtu sikurse veshen politikanët. Nuk dihet se cili ka qenë synimi i reperit, apo ndoshta ai kështu po ia bën me sy politikës, që të angazhohet në ndonjërën prej partive politike shqiptare.