FOTO/ Look-u i vitit, Michelle Obama i habit të gjithë me stilin

Ish-zonja e Parë e SHBA-ve, Michelle Obama, është gjithmonë në qendër të vëmëndjes. Ajo ka nisur një turne për promovimin e librave dhe si gjithmonë zgjedhjet e saj në stil po zënë titujt kryesorë në media.

Të martën, në Atlanta, ajo doli në skenën e Fox Theatre me një xhaketë me ngjyra Roksanda x Fila dhe pantallona të zeza me bel të lartë. Obama e kompletoi look-un e saj me çizmet e zeza me majë ndërsa kishte guxuar po ashtu edhe me modelin e flokëve.

Veshja i shtohet një liste në rritje të stilit që ajo ka zgjedhur të ndjekë gjatë promovimit të librit të saj të tretë, “The Light We Carry”, i cili reflekton se si ajo është përballur me marrëdhënie të ndryshme, dyshimet rreth vetes dhe ankthin gjatë periudhave të pasigurta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?