FOTO/ Madonna i përgjigjet komenteve tallëse për pamjen: Një botë refuzon të vlerësojë gratë

Mbretëresha e Popit, Madonna i është përgjigjur kritikave që ka marrë për pamjen e saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy”, duke i konsideruar sulmet ageism dhe mizogjini. Ageism-diskriminim ndaj individëve ose grupeve në bazë të moshës së tyre. Mizogjini-mospëlqimi, përbuzja, paragjykimi ose urrejtja ndaj grave.

Fotot e Madonna-s në ceremoni filluan të qarkullojnë në rrjete sociale, ku shumë njerëz u tallën me pamjen e saj dhe spekuluan për kirurgji estetike. Madonna thotë se për faktin që komentet për pamjen e saj kishin lënë në hije një moment të rëndësishëm, që Kim Petras ishte gruaja e parë transgjinore që performoi në Grammy.

“Shumë njerëz zgjodhën të flisnin vetëm për fotot e mia nga afër të bëra me një aparat fotografik me lente të gjata nga një fotograf, që do të shtrembëronte fytyrën e kujtdo. Sërish jam shënjestruar nga ageism dhe mizogjinia që përshkojnë botën në të cilën jetojmë. Një botë që refuzon të vlerësojë gratë pas moshës 45-vjeçare dhe ndjen nevojën për të ndëshkuar nëse ajo vazhdon të jetë një grua me vullnet të fortë, punëtore dhe aventuriere. Asnjëherë nuk ka kërkuar falje për asnjë nga zgjedhjet që kam bërë, as për mënyrën se si dukem apo vishem dhe nuk kam ndërmend ta bëj”,-shkruan Madonna.

SHKARKO APP