FOTO/ Melania Trump përgatitet për luftë dhe mund Julianën
SHBA-‘Nuk përjashtohet që po vjen një konflikt i madh me Korenë e Veriut’, ka deklaruar presidenti amerikan në një interviste.”Do kisha preferuar një zgjidhje paqësore dhe diplomatike, por besoj se do jetë e vështirë’.
Ndër të tjera bashkëshortja Melania Trump duket se është gati. Dalja e saj e fundit publike e tregon atë me një veshje ngjyre ulliri, njësoj si ngjyra e veshjeve ushtarake.
Detajet prej lëkure gjarpri të kostumit nuk bëjnë tjetër veçse të japin përshtypjen e një veshjeje luftarake, raporton tgcom24.
Konflikt ose jo, Donald Trump po tregon një vëmendje të madhe në raportet diplomatike me vendet e tjera. Cifti i fundit presidencial që Trump ka pritur në Washington është ai argjentinas, Mauricio Macri dhe bashkëshortja e tij Juliana Awanda.
Teksa diskutojnë për marrëdhëniet tregtare dhe për sigurinë në Studion Ovale, nuk mungon edhe sfida mes zonjave të para.
/BW