FOTO/ Merr fund lidhja, këngëtari shqiptar ndahet nga e dashura modele
Ata ishin një çift shumë i lumtur bashkë dhe kishin një lidhje shumë pasionante. Aq sa shpesh ndanin me ndjekësit e rrjeteve sociale puthje e përqafime me njëri-tjetrin. Në fakt kjo ishte hera e parë që këngëtari i famshëm Erik Lloshi, bëri kaq publike një lidhje dashurie.
Modelja seksi Jola Progri, dukej se e kishte marrosur artistin. Por diçka nuk shkoi mirë. Në fakt nuk po shikonim më foto në çift dhe i bëmë një “kontroll” profileve të secilit. Historia në çift është zhdukur pa gjurmë.
Ata kanë fshirë çdo postim bashkë, vetëm se Erikut i ka shpëtuar një pozë nga dimri i një viti më parë. Nuk dihet se çfarë i çoi dy të rinjtë drejt ndarjes, por ata duket se po e kalojnë mirë këtë fazë të re si beqarë. Ai me shumë punë e koncerte, ajo si gjithnjë me poza seksi.