FOTO/ Mesazh në shishe, zbulohet përmbajtja e ftesës së dasmës së Turit dhe Orindës
Dasma e Turit dhe Orindës ia ka dalë, pa nisur, të jetë e veçantë. Me një profil të dashur, por njëkohësisht paksa privat, ata e kanë mbajtur historinë e dashurisë më shumë për vete sesa për sytë e publikut dhe duket se me të njëjtën dëshirë për të shijuar vetë ngjarjet e rëndësishme kanë konceptuar edhe dasmën, e cila megjithatë është komentuar shumë në media dhe ka ngjallur interes.
Edhe pse dihet ende shumë pak. Është mësuar që Turi e bëri festën e beqarisë në Vjenë, që Orinda ka vendosur një vello në festën e saj të beqarisë, që as dhëndri nuk e ka parë fustanin e bardhë të Orindës, kështu që ne të tjerët as nuk duhet ta pretendojmë, që betimin para Zotit ata do e bëjnë shumë privatisht në praninë vetëm të të ftuarëve të zgjedhur…
Ishte mësuar edhe që ftesat janë shpërndarë në një cilindër qelqi si një mesazh në shishe. Për këtë e ka pasur fjalën Orinda kur i tha Turit “nuk kemi qelq” për një ftesë shtesë që ai i kërkoi live në emsion për prezantuesen Fatma Methasani.
Një nga të ftuarat, Eneida, gruaja e Alban Kondit ka zbuluar tani përmbajtjen e ftesës, e cila duhej skanuar. Jetojmë në kohëra moderne dhe Turi dhe Orinda e kanë shprehur këtë në ftesat e dasmës, duke e kombinuar edhe me elemente romantike si lulet e livandës dhe me elementë shumë klasikë siç është ngjashmëria e ftesës me një mesazh në shishe…
Nga ky publikim, zbulohet edhe vendi i dasmës, Rezidenca Iluminatum. Mes natyrës së gjelbëruar, në mbrëmjen e verës, në një datë me tri shtata…Orinda dhe Turjani do të martohen! Tingëllon shumë bukur!
Class