FOTO/ Mihrije Braha në 25 vjetorin e martesës, shfaqet me fustan nuserie

Çifti i njohur i skenës Mihrije Braha dhe Naim Abazi ditën e djeshme me 4 maj festuan 25 vjetorin e martesës së tyre.
Me këtë rast, këngëtarja ka publikuar në rrjetin social Facebook disa foto shumë të veçanta, të cilat çifti i realizuan pesë vite më parë (kur po festonin 20 vjetorin).

Fotografitë shfaqin Mihrijen të veshur me vello të bardhë, ndërsa Naimin si dhëndër me kostum të zi, duke pozuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata janë një prej çifteve më të dashur të skenës, që me vite i kanë rezistuar kohës, duke qenë përherë të freskët dhe plot energji në daljet e tyre në televizion. Nga martesa e çiftit ka ardhur në jetë dhe, Platori, djali i tyre 22 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?