FOTO/ Miriam Cani e paduruar, mezi pret të ‘takojë’ bebin që do sjellë në jetë
Dy artistët e muzikës shumë të dashur për publikun, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj do të bëhen prindër për herë të dytë shumë shpejt. Çifti simpatik është në pritje të një djali.
Miriam ka rrëfyer emocionet e para në kopertinën e revistës “Who”, ndërkohë që tani ka filluar të bëjë edhe blerjet e para për vogëlushin e saj.
Ajo ka zbuluar me anë të një ‘Instastory’ se ka blerë karrocën e vogëlushit dhe një çantë për të mbajtur të gjitha gjërat e foshnjës.
Në postim kuptohet lehtë emocioni i Miriamit, e cila shprehet se mezi po pret të njohë bebushin e saj.
Kujtojmë se Albani dhe Miriami janë prindër edhe të një vajze të vogël e cila quhet, Ameli.