FOTO/ Modelja e njohur shqiptare dorëzohet, prezanton të fejuarin
Ata kanë më shumë sesa dy vite që njihen dhe prej një viti e gjysmë janë të fejuar. Megjithatë deri tani kishim parë çdo foto të mundshme të modeles dhe asnjë të të fejuarit të saj.
Vivian Canaj, Top Model of the World Albania 2013, përfaqësuese e Shqipërisë jashtë vendit dhe modele e markave të mëdha në Evropë dhe Azi, na tregon në faqen e saj foto nga pushimet, nga jeta e përditshme, nga shërbimet profesionale, nga festat, foto me të ëmën, me shoqet, por është thuajse e pamundur të gjesh një foto me të fejuarin edhe pse praninë e tij në jetën e saj ajo e thekson në çdo intervistë.
Pak kohë më parë, Vivian ka thënë që djaloshi që merret me biznes dhe që më parë ka qenë konsull i Shqipërisë, është dashuria e saj e parë dhe ata kanë menduar të martohen në fund të shtatorit, një vit e gjysmë pas fejesës së tyre.
Sot, më në fund, Vivian na ka treguar fytyrën e djalit që i ka rrëmbyer zemrën duke shkruar “Zemra ime” mbi foton e tyre. Ata janë takuar në një ditë fare të zakonshme, kur Vivian ishte e veshur thjesht dhe e pagrimuar. Sigurisht hiret e saj prej modeleje bien në sy edhe kur është e parregulluar, por fakti që ata po martohen, tregon që kanë parë edhe përtej pamjes.
Vivian Canaj është diplomuar për Drejtësi dhe vazhdon studimet master për të Drejtë Tregtare.