FOTO/ Mozzik bëhet bashkë me djalin e Hashim Thaçit, ndër male mbajnë flamurin e UÇK

Këngëtari i famshëm shqiptar nga Kosova, Mozzik ka postuar një foto me djalin e ish-Presidentit Hashim Thaci.

Duket se këngëtarin dhe djalin e politikanit e ka bërë bashkë flamuri i UÇK teksa kanë postuar një foto me të në një peisazh malor.

Tashmë prej nëntorit Hashim Thaçi ndodhet në paraburgimin e Hagës pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale për krime lufte, bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin të gjithë ish-drejtues të UÇK-së.

SHKARKO APP