FOTO/ Ndryshimi i ”murgeshës” që mahniti ”The Voice of Italy”, sot ka një tjetër jetë në Spanjë
Si kurrë më parë, një murgeshë u bë jashtëzakonisht e njohur pasi fitoi “The Voice of Italy”. Pas shumë vitesh, ajo ka mahnitur sërish shikuesit teksa njoftoi se tani është kameriere në Spanjë.
Dikur Motra Cristina Scuccia, nga Siçilia, mahniti anëtarët e jurisë, duke përfshirë të ndjerën Raffaella Carrà, gjatë audicionit të saj në vitin 2014, ku performoi hitin e Alicia Keys, “No One”. Cristina e cila në atë kohë ishte mes murgeshave në një manastir në Milano, fitoi konkursin e këngës. Ajo më vonë publikoi një album, të cilin ia dha Papa Françeskut, që ngjante me “Like a Virgin” të Madonna-s.
Tetë vjet më vonë, ajo njoftoi në “Verissimo”, talk show italian, vendimin për të ndryshuar. E veshur me taka të larta dhe një kostum të kuq, me pirsing në hundë dhe flokë të lëshuar, ajo tha ”Besoj se duhet të dëgjoni zemrën tuaj me guxim. Ndryshimi është një shenjë e evolucionit”.
Cristina tha se fakti që nuk është më murgeshë – një vendim që u mor me ndihmën e një psikologu, nuk do të thotë se ajo ka hequr dorë nga besimi i saj. ”Zgjodha të ndjek zemrën time pa menduar se çfarë do të thoshin njerëzit për mua”. Ajo tha se tani jeton e lumtur në Spanjë, ku punon si kamariere.