(Foto) Në kërkim nga policia/ Stresi shfaqet mes shokëve me alkool dhe armë
Reperi shqiptar Stresi është në arrati pasi akuzohet nga policia si organizator i protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Menjëherë pas protestës Stresi u fsheh në Kosovë. Këtë e ka treguar dhe në një intervistë për ‘Prive’ ku ka falenderuar miqtë që e ndihmuan të shkonte deri në shtetin fqinj.
Vetë reperi bëri publik sesi ishte larguar nga vendi. Në rrjetet sociale, ai ka postuar video ku shfaqet me shoqërinë duke shijuar një mbrëmjen mes çunave.
Ajo që na bie në sy është krahas alkolit, Stresi ka në duar armë, duke pozuar pranë kamerës me armë në dorë, i pa shqetësuar. Më pas ai ka postuar dhe një foto tjetër ku shfaqet me dy valixhe. “A po ikim shtet tjeter 🤪 go go”-shkruan reperi.
Mbetet për t’u parë sesi do të vijojë këtë herë “telenovela” e Stresit me drejtësinë.