FOTO/ Ne presim të martohen, Besi e Xhensila bëjnë pushime në Meksikë

Sigurisht nuk janë më ato kohërat kur para dasmës, çiftet as nuk mund ta imagjinonin të shkëputeshin për shkak të detyrimeve të shtumta. Sot ka njerëz të tjerë që kujdesen për të plotësuar këto detyrime.
Megjithatë Besit dhe Xhensilës iu duhet të udhëtojnë edhe për shkak të profesionit, madje dhe shumë larg, si pak ditë më parë Besi së bashku me trupën e Portokalli-së kanë qenë në Amerikë shkruan Class.

Me sa duket aktori i humorit dhe e fejuara e tij kanë vendosur që të mos ktheheshin aq shpejt nga kontinenti tjetër, por pak më në jug, të pushonin për disa ditë në një vendet më tërheqëse për pushuesit, në Cancun të Meksikës.

Fotot që andej janë gjithë atmosferë. Çifti ka mundësi të çlodhet, larg streseve dhe zhurmës për t’u kthyer të freskët në Tiranë. Ku i presin ca punë dasme.

SHKARKO APP