FOTO/ Një akullore ‘e shkrirë’ në dorë e bën Soni Malajn tejet provokuese në këtë fotografi

Këngëtarja Soni Malaj është shquar gjithmonë për trupin e saj elegant dhe paraqitjen skenike. Ushtrimet në palestër janë përditshmëria e saj, dhe kjo e bën atë që të jetë njëra ndër këngëtaret me linjat më të lakmueshme trupore.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndanë me fansat herë pas here fotografi të ndryshme. Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaqet duke ngrënë një akullore.

Me veshjen ‘e ngushtuar’ për trup, Soni nxori në pah kthesat e saj, ndërsa edhe më provokuese e bënte fakti që akullorja në dorën e saj kishte filluar të shkrijë, transmeton Telegrafi. Një pozë e tillë, duket t’u ketë pëlqyer shumë ndjekësve të këngëtares.

Image

SHKARKO APP