FOTO/ Nora uron Tunën dhe Patrisin për lindjen e djalit
Urimi i Norës që i bëri në rrjetet socialë duket se ka shuar dyshimet për një raport të krisur mes saj dhe kunatës së saj Tuna.
Këngëtarja e njohur solli në jetë fëmijën e saj të parë pasditen e ditës së djeshme.
Tuna solli në jetë një djalë të cilin ajo dhe partneri i saj Patris Berisha e bekuan me emrin Tian.
Patrisi ka qenë ai që ka ndarë një foto ë Tunës e cila shfaqet në momentet kur i dhuron përqafimin e parë të birit. Ndërsa mes shumë urimesh që ata morën në rrjetet socialë, ka qenë edhe Nora Istrefi, e cila ka uruar çiftin për ardhjen në jetë të djalit të tyre të parë.
‘Tian mirëseerdhe në këtë botë, të paçim shumë unë dhe Rene” ka shkruar Nora në Instagram.