FOTO/ Nuk preku finalen, lëvizja e parë nga Brikena për Mateon flet shumë

Një nga protagonistet e këtij ”Big Brother Albania vip 5”, Brikena, përfundoi rrugëtimin e saj në një moment kritik, vetëm pak ditë para finales së madhe të 18 prillit. Përballja “kokë më kokë” me Rogertin i mbajti të gjithë para ekranit, por në fund ishte ky i fundit që preu biletën e shumëdëshiruar si finalisti i katërt.

Ky vendim shkaktoi menjëherë një “tërmet” komentesh dhe një seri reagimesh masive në rrjetet sociale, duke ndarë publikun në dysh. Pas fikjes së dritave të Prime-it dhe mbylljes së transmetimit, Mateo është parë thellësisht i prekur. Pamjet e tij duke qarë dhe i dërrmuar nga largimi i Brikit treguan anën tjetër të medaljes së këtij eliminimi.

Mbështetja e Brikenës nuk ka vonuar asnjë sekondë sapo mori telefonin në dorë. Që prej orës 4 të mëngjesit, i vetmi postim origjinal në Story-n e saj në Instagram, përpos një lumi ripostimesh, i dedikohej betejës së Mateos për çmimin e madh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me një foto të publikuar ku tregohet grafika e votimit për katër finalistët: Mateo, Miri, Rogert dhe Selin, Brikena e ka theksuar qartë se ku anon peshorja. Ajo ka vendosur zemra rreth portretit të Mateos dhe i ka bërë thirrje të hapur ndjekësve për mbështetje: ”TË VOTOJMË FITUESIN E PADISKUTUESHEM”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?