FOTO/ Partneri turk i Genta Ismajlit publikon momente intime me këngëtaren

Këngëtarja shqiptare Genta Ismajli është duke shijuar prej disa kohësh romancën me partnerin turk, Huseyin Usta.

Ajo herë pas here ndan me ndjekësit momente të ndryshme me të, duke i bërë edhe dedikime të veçanta.

Së fundmi, ka qenë Usta, që ka postuar në “Instastory” një video ku shfaqet në errësirë totale duke shkëmbyer puthje pasionante me Gentën.

Komentet e fansave kanë qenë të shumtë, të cilët nuk kanë nguruar ta komplimentojnë çiftin.

Kujtojmë që ata kanë bërë në plan të martohen vitin e ardhshëm. /abcnews.al

SHKARKO APP