FOTO/ Pas debatit për kombësinë, Chidimma Adetshina nga Afrika e Jugut shpallet ”Miss Nigeria”
Chidimma Adetshina ka fituar titullin ”Miss Universe Nigeria” në fundjavë. E lindur nga babai nigerian në Afrikën e Jugut, 23-vjeçarja Chidimma Adetshina u tërhoq nga kompeticioni në Afrikën e Jugut “për sigurinë e mirëqenien e familjes” pas një seri komentesh kundër të huajve.
”Ishte një rrugëtim i vështirë për mua, por janë krenare dhe mirënjohëse për dashurinë e mbështetjen”,-tha Adetshina disa minuta pasi u kurorëzua në kryeqytetin financiar të Nigerisë, Lagos. Prejardhja e saj nigeriane solli sulme ksenofobe në Afrikën e Jugut, ku ajo doli finaliste në korrik. Prandaj u detyrua të tërhiqej pas pretendimeve se nëna e saj kishte vjedhur identitetin e një gruaje afrikano-jugore.
Edhe pse nuk kishte qenë në Nigeri prej 20 vitesh, organizatorët e kompeticionit e ftuan atë të merrte pjesë. Adetshina insiston se e do shumë Afrikën e Jugut megjithë debatin e krijuar, dhe se është mirënjohëse për mbështetjen e marrë nga vendi i saj. Ajo do të përfaqësojë tashmë Nigerinë në kompeticionin ndërkombëtar Miss Universe në nëntor, për të cilin tha. ”Unë e di se do fitojmë”.
View this post on Instagram