FOTO/ Pas fejesës, zbulohet kur do të martohet ҫifti i njohur i showbiz-it shqiptar

Zërat që modelja e njohur shqiptare Heidi Lushtaku dhe boksieri Robin Krasniqi do të martohen, tashmë janë vërtetuar. Mediat e Kosovës kanë publikuar lajmin pak javë më parë se ҫifti janë në përgatitje që të marrin një hap tjetër në marrëdhënien e tyre, por nga sa është mësuar së fundi, nuk bëhet fjalë për këtë vit.

Siҫ shkruan Prive, ҫifti kanë vendosur të lidhin kurorë verën e vitit të ardhshëm. Edhe pse fillimisht ata kishin menduar një kohë më të afërt, në një intervistë të fundit për mediat zvicerane, kanë mohuar që martesa do të jetë shpejt.

Kështu, pa u nxituar shumë pas fejesës, ҫifti kanë vendosur t’i japin më shumë kohë njëri-tjetrit për të shijuar këtë periudhë të lumtur. Vera e 2018-ës është për ta zgjedhja ideale.

SHKARKO APP