(FOTO) Pas festës madhështore të ditëlindjes, Arilena Ara nis pushimet me partnerin e saj

Këngëtarja Arilena Ara prej kohësh përflitej se është në një lidhje me menaxherin e saj Popi Kola, por kjo është konfirmuar së fundmi përmes postimeve në rrjetet sociale.

Popi organizoi dhe një festë surprizë për ditelindje e partneres së tij, ku në një prej fotove të publikuara nëna e Arilenës shfaqet duke puthur në faqe dhëndrin, duke treguar kështu se lidhja e tyre është bërë dhe familjare.

Pas festës, dyshja ka nisur dhe pushimet. Ata ndanë me ndjekësit disa foto në rrjetet sociale ku shfaqen të buzëqeshur në jaht, duke rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.

Këngëtarja u njoh me partnerin gjatë “X Factor Albania”, kur Popi punonte si asistent i Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut, e sicc duket nga aty ka nisur dhe historia e tyre e dashurisë.

SHKARKO APP