FOTO/ Pasi tha se i kishte kërkuar 50 mijë euro për një bashkëpunim, reperi i kërkon falje publike Capital T

Reperi Capital T akuzoi pak ditë më parë gazetarin Robert Bojaj, për shpifje duke e paralajmëruar për gjyq. E gjitha pasi bashkë me një të ftuar në emisionin e tij, teksa zhvillonin një intervistë, kanë deklaruar se Capital i ka kërkuar artistit 50.000 euro për të realizuar një këngë me të. Capital e hodhi poshtë dhe shprehet se këto janë shpifje, ndaj do merrte masa ligjore.

Reperi Rrezik ka sqaruar sërish të vërtetën në një video në rrjete sociale, ku thotë se i kërkon falje Capital T dhe se deklarata e tij u keqinterpretua. Ai i kërkoi ndjesë publike Capitalit duke i uruar suksese në vazhdim.

Rikujtojmë se, artisti i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Capital T, shumë shpejt do të vijë në Tiranë për koncertin e tij. Artisti do të organizojë “Time Capsule III-The Return” në kryeqytet më 16 gusht, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?