FOTO/ Policia aksion ‘blic’, pas Albano Bogdos “arreston” një tjetër aktor të njohur
Pas Albano Bogdos, një tjetër aktor ka përfunduar dje në prangat e policisë së Tiranës.
Këtë herë forcat e rendit kanë arrestuar në ambientet e një lokali në kryeqytet aktorin e njohur të humorit, Julian Deda, i cili është njëkohësisht një nga liderët e padiskutueshëm të spektaklit humoristik “2XL”, shkruan syri.net.
Për të gjitha që e shikojnë në momentin e parë këto fotografi, krijohet përshtypja se një ngjarje e madhe e mbushur me terror që po ndodh në kryeqytetin shqiptar dhe ku shënjestra janë pikërisht aktorët e njohur.
Por në fakt e vërteta qëndron krejt ndryshe. Aksioni policesk në arrestimin e aktorëve, duket se është zgjedhur nga organizatorët që një mënyrë promovimi për spektaklin “2XL”, i cili pritet të nisë sezonin e ri së shpejti.