FOTO/ Policia u sekuestroi makinën luksoze, Hati: Keni kap kri@inelen më të fortë sot për sot, do iki të jetoj në Dubai

Hati dhe Jashari, personazhe të njohur në Tik-Tok, tashmë kanë probleme me ligjin. Ata janë gjobitur nga policia rrugore si dhe u është hequr patenta. Çifti i të rinjve, i njohur për reklamimin e jetës së luksit e makinave të shtrenjta, po udhëtonin me shpejtësi tej normave të lejuara për të bërë video për rrjetet sociale duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve. Po ashtu u është sekuestruar edhe makina luksoze Porsche, me të cilët ata udhëtonin. Vetë Hati ka reaguar me disa Story në Instagram, ku ka ironizuar policinë për këtë aksion. ”Bravo Policia për punën e lodshme dhe të pandaluar. Keni kapur kriminelen më të fortë sot për sot”. Po ashtu në një postim tjetër, ajo shkruan ”jemi që jemi po shikojmë për makinën e rradhës”. Por emsa duket rendi nuk i pëlqen Hatiti, sepse ”apo ikim jetojmë në Dubai”, shkruan ajo më tej.

 

SHKARKO APP