FOTO/ Postimi dyshues i Anxhelina Hadërgjonajt zbulon më shumë mes sherrit të kushërirave

Para pak ditësh, u përhap me shpejtësi lajmi se dy kushërirat Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj, nuk flasin me njëra-tjetrën pas një sherri mes tyre.

U raportua se shkak ishte bërë grimieri i njohur Ariel, i cili jeton në SHBA dhe njihet për miqësinë me familjen Kardashian.

Swiss Digital Desktop Reklama

U përfol se Beatrix i ka kërkuar atij ta ndihmojë për t’i hapur mundësi të reja për në Los Angeles.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Anxhelinës, e cila është mikeshë e ngushtë me Arielin dhe mes dy kushërirave raportet janë prishur dhe deri tani asnjë nga familja Hadërgjonaj apo Ramosaj nuk kane reaguar në lidhje me këtë lajm.

Por ditën e sotme pak orë më parë Anxhelina bëri një postim disi të dyshimtë që na bëri të  zbulojmë më shumë rreth marrëdhënies së saj me Beatrix-in.

‘Njerëzit nuk e kuptojnë sa shpejt i ke dhënë makinës për ta, derisa parkon”, shkruan Anxhelina në postim.

Nuk jemi të sigurt nëse ky status i dedikohet Beatrix por ky është reagimi  i parë nga të dy palët që pas lajmit për prishjen e raporteve mes kushërirave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?