FOTO/ Prezantuesi i njohur shqiptar vishet si ‘sheik’ në Dubai, nuk do ta njihni fare…!
Prezantuesi i njohur shqiptar nga Kosova, Labinot Gashi, këto ditë ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe për xhirimet e emisionit të ri.
Përmes rrjeteve sociale, Labi ka zbuluar për ndjekësit e tij imazhe, që tregojnë për momentet që është duke kaluar atje.
Teksa ka vizituar një prej shkretëtirave të Dubait, Labi nuk ka hezituar që të vishet edhe me veshjen e njohur arabe ‘galabia’, veshje e cila i karakterizon edhe sheikët.
Ndërkohë ditët e nxehta, që mbizotërojnë atje, kanë ndikuar te prezantuesi duke e detyruar që të marrë edhe një ngjyrë çokollatë në lëkure.
Ndryshe nga ai, bashkëshortja e tij Qëndresa është duke qëndruar në Kosovë, ndërsa nuk kanë bërë të ditur, nëse do shkojnë në muaj mjalti apo jo.
Episodet e reja të “1 kafe me Labin” duket të jenë edhe më interesante me vizitat e moderatorit në Dubai.