FOTO/ Prezantuesja më e bukur shqiptare bëhet nënë për herë të parë!
Moderatorja e njohur Iva Mera, vajza e aktorit të famshëm të humorit shqiptar, Behar Mera, më në fund është bërë nënë.
Ka qenë vetë Iva ajo që e ka bërë publik lajmin, pasi ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet dora e saj, dora e vogëlushit të porsalindur dhe të bashkëshortit të saj.
Moderatorja pa frikë mund të konsiderohet një prej prezantueseve më të bukura në televizionet shqiptare. Prej disa kohësh ajo është tërhequr nga ekrani dhe duket se tashmë do të shijojë një etapë të re të jetës së saj siç është mëmësia.
Ndërkohë që edhe për gjysh Beharin kjo do të jetë padyshim një eksperiencë e re dhe shumë e bukur.