FOTO/ Publikohet certifikata e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, ja çfarë shkruhet

Bota u trondit, kur më 8 shtator u njoftua se Mbretëresha Elizabeth II, u shua në paqe pas 70 vite në fron, në moshën 96-vjeçare. Ndërsa sot, regjistri Nacional i Skocisë, ka publikuar certifikatën e vdekjes të Mbretëreshës Elizabeth II.

Në certifikatën e saj të vdekjesm, shkruhet se madhëria e saj ndërroi jetë në ora 15:10 në kështjellën Balmoral të Skocisë, gjatë 8 shtatorit në moshën 96-vjeç. Shkak “pleqëria”.

Këtë dokument e ka nënshkruar e bija e saj, Princesha Anne. Në certifikatën e vdekjes figurojnë edhe emrat e prindërve.

SHKARKO APP