FOTO/ Puthje dhe fjalë dashurie, DJ Gimbo surprizon Selinin me fjalët që askush nuk i priste

Momente romantike janë regjistruar mes DJ Gimbos dhe Selinit mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 5”, edhe pasi përfundoi festa e beqarisë. Dy banorët u panë duke kaluar disa çaste shumë të afërta në dhomën e gjumit, ku shkëmbyen përqafime të ngrohta dhe gjeste të dukshme afeksioni ndaj njëri-tjetrit.

Gjatë bisedës së tyre intime, DJ Gimbo nuk kurseu fjalët e dashurisë për Selinin. Ai u shpreh me shumë ndjenjë, duke i thënë se e do pafundësisht, një moment që e bëri atmosferën edhe më emocionale.

Pamjet e publikuara tregojnë gjithashtu se në një moment tjetër dyshja duket se kanë shkëmbyer edhe puthje në buzë, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për afrimin e tyre. Kujtojmë se DJ Gimbo dhe Selin janë zgjedhur nga publiku si çifti që do të realizojë një dasmë tradicionale simbolike brenda shtëpisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?