FOTO/ Rashel, bukuroshja që merret me sport ‘burrëror’
Ka gati 200 mijë ndjekës në Instagram dhe jo më kot. Rashel Kolaneci ishte e ftuar në Pop Culture, ku ka folur për dashurinë e saj për sportin, raportin me meshkujt dhe për shumë tema tjera.
Ajo ka thënë se që nga mosha katërvjeçare është marrë me balet, ndërsa në moshën 12 vjeçare i është futur sportit dhe vetëm dy vite më vonë ka fituar kampionatin e parë në “Kick-box”.
“Jam marrë me balet që kur isha katër vjeçe. 14 vjeçe kam fituar kampionatin e parë”, është shprehur Rashel, citon Top Channel.
“Ndoshta kam lënë edhe kundërshtarë me trauma, mbase kur kam bërë ndonjë ndeshje, kam lëshuar ndonjë grusht. Unë jam e fiksuar pas sportit, çdo gjë e lidh me të”, ka deklaruar ajo.
Shpesh Rashel është akuzuar për ndërhyrje estetike, por ajo nuk e pranon aspak këtë gjë.
“Ne si fis e kemi ne gjen. Ne qeshim me të madhe në shtëpi kur të dëgjojmë fjalë të tilla. Unë jam më normalja në fis, i kemi gjenetike në fis. Nuk kam bërë asnjë ndërhyrje. Nuk kam lyer as flokët. Nuk kam asnjë dhëmballë të mbushur, por nuk rri t’i mbush mendjen të tjerëve”, ka theksuar ajo.
Sa i përket marrëdhënies me djemtë dhe kush është mashkulli ideal për të, ajo shprehet: “Unë jam shumë realiste me meshkujt dhe preferoj që të jetë brenda në realitet dhe ai, të krijojë besim, të ketë vetëkontroll. Kjo është një cilësi që unë e vlerësoj shumë. Të lodhet shumë për mua”.
Pyetjes nëse është aktualisht në një lidhje, Rashel nuk ka pranuar të japë një përgjigje.
Rashel javë më parë është larguar nga emisioni “Xing me Ermalin”, programi ku mori famë në sezonin e kaluar dhe e nisi me sukses këtë sezon. Ajo e ka pohuar largimin duke mos dhënë më shumë detaje.