FOTO/ Revoltohet aktori i njohur shqiptar: “10 ditë në Sarandë të marrin kursimet e një viti punë”
Çmimet stratosferike që ndeshen pushuesit në zonat e bregdetit kanë bërë aktorin e njohur të shpërthejë.
Marin Orhanasi, ka zgjedhur Sarandën për të pushuar, por 10 ditët e pushimit atje duket se i kanë kushtuar sa gjithë kursimet e një viti.
Nga kalaja e Lëkursit, Marini ka postuar një faturë me çmime mjaft të kripura.
“Nga Kalaja e Lëkurësit mbrëmë. Ç’e do që pamja me çmimet nuk shkon fare. Këta të huajt e kanë mirë. Një sallatë në lokal dhe bukë me vete në plazh…dhe ku? Në Sarandë. Bregdeti më i bukur që kemi. Njëherë dikush më tha këtu: Ne 2 muaj punojmë. Po, – i thashë, – kurse ne punojmë gjithë vitin që të na i marrësh ti për 10 ditë”.- ka shkruar aktori i Portokallisë.