FOTO/ Sara komenton lajmet për ndarjen nga Bardhi: Nuk kam nevojë për dy minuta famë boshe
Nuk ka ndarje mes moderatores Sara Gjordeni dhe këngëtarit të njohur Bardhi, që e gjetën njëri-tjetrin në ”Big Brother Albania Vip 3”. Edhe pse në portale u përfol për një ngjarje të tillë, është vetë Sara ajo që e ka sqaruar sonte me një postim në Instastory. Ajo theksoi se për të, familja është gjëja më e shenjtë në botë dhe se pushimi i saj nga rrjetet sociale erdhi për shkak të ngarkesës së madhe dhe një periudhe të lehtë pas lindjes.
”Guys, nuk reflektova ndarje ne storyn tim të fundit. Për mua familja jonë është gjëja më e shenjtë në këtë botë. Nuk do guxoja kurrë të lija aludime të tilla për vëmendje as edhe një ditë më shumë. Nuk kam nevojë as dëshirë për të tillë simpati apo për dy minuta famë boshe!
Pushimin nga rrjetet e lajmërova për shkak të ngarkesës së madhe të punëve të shumta gjatë ditës, overthinking dhe një periudhe postpartum depression-i të lehtë të cilin kam dëshirë ta kaloj vetëm me familjen time.
Sfidat e të ri-njohurit veten pas lindjes si individ janë të vështira, duke nisur që nga simptomat fizike e deri tek ato emocionale. Çdokush nga ne, figurë publike apo jo, ka të drejtë të tërhiqet kur të dojë në momente të tilla kalimtare. Gjithçka kalon, nëse je në periudhë të tillë jepi vetes forcë sepse s’ka asgjë që vullneti s’e mposht”.
Nga ana tjetër erdhi edhe një reagim nga Bardhi me një foto të përbashkët të çiftit ku ai ka shënuar emrin e Sarës, duke e shoqëruar me dy zemra të bardha dhe një emoji të msyshit, si një mënyrë për të heshtur zërat e ndarjes dhe për të treguar se marrëdhënia e tyre mbetet e fortë.
KOHA JONË SONDAZH



