FOTO/ Shakira për “Vanity Fair: Nuk dola në “pension” falë Pique
Këngëtarja e njohur shprehet se muzika ishte bërë hobi i saj dhe për këtë arsye arrinte ta bënte në mënyrë të qetë, jo më si dikur. “Nuk e kisha menduar kurrë të thosha diçka të tillë, unë që kam punuar që në moshën 14 vjeçare. Sot të bëj nënën është puna ime e vërtetë, ndërsa muzika është hobi im- ka vazhduar më tej Shakira.
Në një moment krize kishte menduar të braktiste gjithçka , por falë Gerard Pique u kthye të këndojë.“Ma tha qartë dhe me bindje se nuk do të më lejonte të dilja në pension. Kishte të drejtë, isha vetëm e trembur, përkundrazi e terrorizuar”.
Këngëtarja dhe futbollisi i njohur spanjoll Pique janë të lidhur, që prej vitin 2006 dhe kanë dy fëmijë Milan 4 vjeç dhe Sasha 2 vjeç.