FOTO/ Shkrimtarja e ”Fifty Shades of Grey” po studion Kanunin e Lekë Dukagjinit

Shkrimtarja e njohur botërore Erika L. James, e njohur për trilogjinë erotike “Fifty Shades of Grey”, “Fifty Shades Darker” dhe “Fifty Shades Freed”, tregon se po studion Kanunin e Lekë Dukagjinit.

Në Instagram, James publikoi një foto të librit, shoqëruar me një mbishkrim që nënkupton se po bën një punë kërkimore. Por për çfarë? Ajo po lexon Kanunin pasi është duke shkruar vëllimin e dytë të librit “The Mister”. Në librin e parë shkruajti për aristrokratin Maxim Trevelyan, i cili ra në dashuri me një emigrante shqiptare pa dokumente, Alesia Demaçi, e cila është trafikuar në Angli nga i fejuari.

Pas një sërë peripecish, të dy mbërrijnë në Shqipëri dhe romani përfundon me babain e Alesias, i cili kërcënon Maksimin që të martohet me vajzën e tij. Siç kuptohet, për të pasur një tablo dhe më të qartë mbi doket dhe zakonet e vjetra, autorja i është drejtuar Kanunit të Lekë Dukagjinit.

Duke marrë në konsideratë që “The Mister” nuk u prit mirë nga kritika, pasi u tha se “ka një mungesë të plotë të pjekurisë emocionale që është vërtet shqetësuese, dhe ku rrëfimi seksualizon cenueshmërinë dhe pafuqinë e Alesias.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by E L James (@erikaljames)

SHKARKO APP