FOTO/ Skandali thellohet…! Harvey Weinstein e ka ndihmuar Bill Clintonin gjatë aferës Lewinsky

Harvey Weinstein i ka ofruar mbështetje financiare dhe morale mikut të tij, Bill Clinton, në kohën kur ky i fundit ishte president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë aferës me Monica Lewinskyn.

Në vitin 1998 kreu i atëhershëm i Shtëpisë së Bardhë u akuzua për aferë seksuale me Lewinskyn, kështu që iu desh të dilte para gjykatës.

Image

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një dokument të siguruar nga in “The Washington Post” ndodhet edhe emri i Weinstein ndër njerëzit që e kanë ndihmuar Clintonit për shpenzimet e gjykatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Producenti, i cili aktualisht është akuzuar nga dhjetëra femra në Hollywood për përdhunime dhe ngacmime seksuale, ka dhuruar 10.000 dollarë për fondin mbrojtës të ish-presidentit amerikan.

Clinton asokohe ishte 49 vjeç, kurse Lewinsky ishte 22 vjeçe. Presidenti i atëhershëm amerikan shpenzoi 2.2 milionë euro për mbrojtjen e tij dhe mbeti në Shtëpinë e Bardhë edhe pse pati spekulime, se dëshmia e tij ishte e rreme.

Image

Ndërsa tani është mësuar, se njëri nga donatorët për mbrojtjen e Clintonit ka qenë edhe Weinstein.

Kjo ka bërë që producenti i famshëm të krijonte raporte të mira me familjen e presidentit. Në atë kohë, Hillary Clinton kishte marrë pjesë në premierën e filmit “Shakespeare in Love”.

Image

Weinstein e ka ndihmuar edhe Hillaryn

Në vitin 2000, Weinstein e kishte organizuar edhe festën e ditëlindjes së Hillaryt dhe kishte grumbulluar fonde për kandidaturën e saj në Senat dhe përpjekjet në garën presidenciale./telegrafi/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?