FOTO/ Sulmi ndaj Agron Llakajt, për Riselda Sejdinë është tashmë mision
Është një nga karakteret që aktorët e “Al Pazar” kanë sjellë në skenë, por ky fakt duket se nuk i pëlqen aspak balerinës shqiptare. E shquar për jetën luksoze dhe martesën e saj me Hajdin Sejdinë, i cili është rreth 20 vjet më i madh në moshë, Riselda nuk e ‘përtyp’ dot groteskun e personazhit që interpretohet në spektaklin e humorit.
Kështu, kundër “Al Pazar”, balerina, pedagoge në Universitetin e Arteve, ka nisur një luftë të vërtetë, ndërsa nuk i kursen fyerjet për Agron Llakajn dhe Invës, aktores që ka sjellë këtë personazh.
Dhjetëra postime të ditës së sotme i janë kushtuar vetëm kësaj çështjeje nga Riselda, e cila ka dashur të theksojë që nuk ka një martesë për interes, ashtu siç paraqitet në “Al Pazar”, pasi vjen nga një familje me kushte të mira ekonomike.
“Prof. Dr Skënder Selimi më zgjodhi mua nga shkolla e baletit në këtë tur folklorik artistik kur Goni nuk ishte regjistruar akoma në Akademinë e Arteve si student”, shkruan Riselda në një prej fotove./Xing.al