FOTO të reja nxjerrin zbuluar çiftin e ri të showbiz-it shqiptar, reagon këngëtarja
Loja është hapur. Tani që u zbulua se dy këngëtarët kanë nisur një lidhje dashurie, të gjithë sytë kureshtarë janë vënë pas tyre. Vetëm një ditë më parë, një foto nga plazhi e Mimoza Shkodrës dhe Seldi Qalliut, publikuar nga Blitz.al, u vuri vulën të gjitha dyshimeve nëse janë ose jo bashkë dy këngëtarët.
Dhe vetëm një ditë më vonë, edhe dy foto të reja, sërish nga plazhi, janë publikuar nga Prive. Mimoza dhe Seldi, tashmë të shtrirë në një shezlong, po shijojnë rrezet e diellit në qetësi të plotë.
Pushimet e përbashkëta nuk janë komentuar nga asnjë prej këngëtarëve, madje ata tani as nuk kanë nxituar të mohojnë lidhjen e dashurisë.
Megjithatë, Mimoza Shkodra, para pak minutash, ka postuar një foto në Instagramin e saj duke shfaqur indirekt një lloj reagimi për lajmet e fundit: “Pushime të mbara të gjithëve”, – shkruan Mimoza pas kësaj fotoje (vetëm) dhe menjëherë i pari që e ka pëlqyer është pikërisht Seldi. Me siguri, ai është edhe fotografi…
Pas Mimozës, edhe Seldi ka postuar një foto në Instagramin e tij, larg plazhit, dhe pa ndonjë qëllim të caktuar. Thjesht, “meqë u bona kohë pa nxjerrë foto…”
Çfarë kanë dashur të thonë autorët me këto postime? Apo sërish po kërkojnë të largojnë vëmendjen?