FOTO/ The Sun shkruan për rrugëtimin e Lindës në Eurovision
E përditshmja britakne “The Sun”, ka shkruar për rrugëtimin e këngëtares kosovare Lindita Halimi, drejt festivalit evropian “Eurovision Song Contest”.
“Shqiptarët i kanë vënë shpresat te këngëtarja e “American Idol”, Lindita Halimi, por a do të jetë në gjendje ajo që t’iu realizojë ëndrrat e tyre?” Kështu ka nisur shkrimi i “The Sun” për këngëtaren e cila këtë vit përfaqëson Shqipërinë në Eurovison.
Më tej e përditshmja britanike, në mënyrë kronologjike ka dhënë gjithë rrugëtimin e këngëtares kosovare drejt skenës së festivalit evropian.
“Ajo ka lindur në Kosovë dhe ka performuar për disa vite. Më pas ka marrë pjesë në ‘American Idol’, si dhe dy herë në ‘Top Fest’, duke e fituar më 2006. Lindita u zhvendos në Shtetet e Bashkuara në vitin 2013 dhe konkuroi në ‘American Idol’, por nuk ja doli të prek finalen”, shkruan më tej “The Sun”
Në fund tregohet se Lindita është zgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision pasi kishte fituar festivalin kombëtar me këngën “Botë”.