FOTO/ Trendi i ri që po çmend vajzat e njohura shqiptare

Sigurisht që një buzëqeshje e bukur është një armë e fortë, për të patur një portret të admirueshëm, e pse jo për të kthyer disa koka pas vetëm me një të qeshur.

Duket se këtë ‘armë’ e kanë bërë të tyren edhe disa prej vajzave të njohura të showbiz-it shqiptar, të cilat me ndërhyrjet estetike që kanë bërë nëpër klinika të ndryshme dentare i kanë dhuruar vetes së tyre një buzëqeshje të bardhë si bora (në fakt shumë më të bardhë).

Ky trend i ri për të patur dhëmbë që ngjajnë si perla në gojë po kthehet çdo ditë e më shumë në preferencën e të famshmeve tona, duke bërë që shumë prej tyre t’u drejtohen klinikave për t’ju nënshtruar procedurave moderve që kanë hyrë së fundmi në vendin tone.

Që nga Jonida Maliqi, Valbona Selimllari, Eni Koçi, Albërie Hadërgjonaj, e shumë VIP-a të tjerë kanë zgjedhur të ‘verbojnë’ me buzëqeshjen e tyre.

SHKARKO APP