FOTO/ ”U ndjeva si në shtëpinë time”, aktori turk në Tiranë. Takohet edhe me gazetarin Redjon Shtylla
Aktori i njohur turk, Erkan Petekkaya, një nga figurat më të rëndësishme të ekranit, ka zgjedhur që të takojë disa ditë pushime në Shqipëri. Petekkaya ka vizituar bregdetin e Vlorës si dhe Tiranën dhe mesa duket është mahnitur edhe nga mikëpritja e njerëzve. Ai ka publikuar në video në Instagram nga Tirana, ku shkuan se qyteti është i mrekullueshëm po aq sa edhe njerëzit. Ndër të tjera ai shkruan se gjatë pushimeve në Shqipëri është ndjerë si në shtëpinë e tij. Gazetari i ”Koha Jonë”, Redjon Shtylla është takuar me aktorin këtë të mërkurë në Tiranë, ku bashkë zhvilluan edhe një bisedë të shkurtër në gjuhën turke, ku nuk munguan komplimentet për rolet e aktorit, ku më i spikaturi është ai i Cihanit në serialin ”Paramparça” (Fate të Kryqëzuara) ku ishte në rol protagonist.
View this post on Instagram