FOTO/ Vajza e Micheal Jackson ngatërrohet me një të pastrehë
Paris Jackson ka përdorur rrjetin social “Twitter” për të treguar një incident që i ka ndodhur ndërkohë që po priste për të xhiruar një film. 19-vjeçarja është ngatërruar me një të pastrehë dhe i është kërkuar menjëherë të largohet nga një anëtar i grupit të punës, në momentin që ajo ka mbërritur në shesh xhirim.
“Një ndër personat e parë që mbërrita në xhirime dhe isha ulur në park por një person nga grupi i punës erdhi dhe më tha se personat e pastrehë nuk lejohen në këtë zonë”, shkruan në postimin e saj Paris.