FOTO/ Vajza e Shpëtim Saraçit dhe Mira Konçit ka disa fjalë prekëse për nënën e saj!

Këngëtarja shqiptare Mira Konçi ka festuar ditën e saj të lindjes.

Një urim mjaft i ndjerë i ka ardhur këngëtares nga vajza e saj, Era.

“Gëzuar ditëlindjen thesari im, mami im, motra ime, shoqja ime më e mirë! Të uroj edhe 1000 vite të tjera të lumtura e të bukura, bashkë me babin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fjalët janë të pakta për të përshkruar sa e bekuar jam që të kam, dhe për marrëdhënien e mrekullueshme që kemi. Ti je inspirimi im, shtysa ime më e madhe, këshilltarja më e mirë dhe shoqja më e bukur që unë kam.

Swiss Digital Mobile Reklama

Faleminderit që gjendesh gjithmonë atje për mua, për sakrificat e tua dhe mësimet që më jep. Shpresoj që një ditë të jem të paktën sa çereku jot! Jam kaq e lumtur që çdo gjë e ndaj me ty, dhe akoma më shumë për faktin se si ti ndjen çdo gjë me mua, si mua. Të dua pafund, o pasuria ime, më e mira e botës. Qofsh përherë e lumtur, e shëndetshme, dhe me paqe shpirtërore. Puthje e përqafime nga Londra”, – ka shkruar vajza e çiftit të artistëve Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi.

Familja Saraçi prej disa kohësh është shpërngulur në Amerikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?