FOTO/ Vajza e Zuckerberg thotë fjalën e parë, nuk është “Facebook”

Mark Zuckerberg ndan me ndjekësit e tij në Facebook pothuajse çdo moment të jetës së tij, sidomos pas lindjes së vajzës së tij Max. Themeluesi i Facebook ndarë me ndjekësit e tij një nga ngjarjet që emocionojnë më shumë zemrat e prindërve, fjala e parë.

Ashtu si shkruan Mark në Facebook, Max ende sot nuk ka shqiptuar fjalët që të gjithë presin “mama” apo “baba”. Fjala e saj e parë ka qenë pikërisht “qen”. Sepse vogëlushja sipas tij e adhuron qenushin e shtëpisë të quajtur, Beast.

Në foton e publikuar vogëlushja pa mbushur ende 1 vjeçe, po përkëdhel qenin. Ne, në mënyrë ironike, tani mund të marrim frymë lirisht: për fat nuk tha “Facebook”- ka thënë Zuckerberg.

SHKARKO APP